Prej nesёr nё Shkup nis java e filmit kosovar (19 – 24 dhjetor)

Shfaqja e filmave do të fillojë më 19 dhjetor, e mërkurë, në ora 20:00, me filmin “Babai” me regji dhe me skenar të Visar Morinës, me aktorë: Val Moloku, Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi, transmeton Kabllogrami

Ditën e dytë, më 20 dhjetor, me fillim prej orës 20:00, shfaqet filmi “Heroi”, me regji dhe me skenar të Luan Kryeziut. Rolet i interpretojnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilal, Enver Petrovci dhe Xhemi Aga.

Më 21 dhjetor, e premte, me fillim prej ora 20:00, në program është filmi “Tri dritare dhe një varje”, në regji të Isa Qosjes dhe me skenar të Zymber Kelmendit, me aktorët: Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.

Ditën e katërt, më 22 dhjetor, me fillim prej ora 20:00, do të shfaqet filmi “T’padashtun” në regji dhe me skenar të Edon Rizvanollit. Luajnë:  Adriana Matoshi, Jason de Ridder dhe Niki Verkaar.

Më 23 dhjetor, e diel, me fillim prej ora 19:00, manifestimi vazhdon me filmin “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, në regji të Faton Bajraktarit, me skenar të Zymber Kelmendit dhe me aktorët: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Susan Mustafov dhe Albin Bajraktari.

Ditën e fundit të Javës së filmit kosovar, më 24 dhjetor, e hënë, me fillim prej orës 21:00, do të shfaqet filmi “Eho”, në regji dhe me skenar të Dren Zherkës. Rolet në këtë film i interpretojnë Klara Hofels dhe Selman Jusufi.

Kinoteka e Maqedonisë ka njoftuar se për filmat e shfaqur do të ketë përkthim në gjuhën maqedonase. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment