Rita Ora flet me krenari pёr origjinёn e saj në intervistën për revistën ‘Stylist’

Në intervistën për revistën ‘Stylist’, Rita ka folur me krenari për Kosovën dhe gjuhёn shqipe, kur është pyetur se çfarë do të thotë për të jetë kosovare dhe si e sa ka ndikuar prejardhja nё sukseset globale tё karierёs sё saj, raporton Kabllogrami

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Më herët këtë vit kam perfomuar në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time”, është përgjigjur Rita.

Ndërsa e pyetur nëse flasin në shqip në familjen e saj, Rita ka thënë: “Flas shqip, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë ta mbajmë gjuhën”.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pozuar për revistën britanike ‘Stylist’.

Rita Ora sot publikon albumin e saj të dytë dhe tё shumёpritur “Phoenix”. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment