Teatёr: Sonte premiera e shfaqjes “Skënderbeu – Dashuri apo Liri”

Shfaqja ‘Skënderbeu ose Dashuria dhe Liria’ është vepra e njohur e autorit anglez Thomas Whincop, që është shkruar në vitin 1747, e që në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen në fund të këtij viti, me regji të Fadil Hysajt, bёn tё ditur Kabllogrami

Synimi i shfaqjes nuk është demitizimi i figurës së Skënderbeut, por përballja e aktualitetit shqiptarë me figurën e Skënderbeut. Shfaqja si e tillë përballë të kaluarën e rreth 550 vitesh, me të tashmen për të nxjerrë në pah se hapësira mes të tanishmes dhe të kaluarës është shumë më e madhe se këto vite.

Pikërisht rreth pyetjes se “A besojnë sot shqiptarët e kësaj kohe në dashuri dhe liri”, zhvillohet koncepti i trupës teatrale në relacion me regjisorin, e që shpërfaqet me konflikte e fërkime që e sfidojnë këtë tematikë, pёrcjell KultPlus.

Premiera e shfaqjes “Skënderbeu – Dashuri apo Liri” është caktuar për
datën 28 dhjetor duke filluar nga ora 20:00. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment