Bёhet i ditur programi për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Institucioni Kombëtar “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir e konfirmoi programin për shënimin e  22 Nëntorit, Ditës kur para 110 vitesh në këtë qytet u mor vendimi për formimin e alfabetit bashkëkohor të gjuhës shqipe, raporton Kabllogrami

Programi për shënimin e kësaj dite pёrmbanё orë poetike, por edhe manifestime të tjera, ndërsa  do të përfundojnë ditën e festës me akademi solemne, theksoi Nuer Arsllani, drejtori i IK “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir.

“Opinionit do t’i prezantojmë tre ekspozita të ndryshme “Udhëtimi i shkronjave në Manastir” që  është interesante sepse bëhet fjalë për një ekspozitë të artit me gjilpëra, më pas artisti Burim Ajdini do të performojё me ekspozitë figurative, ndërsa për publikun do të ketë edhe ekspozitë të fotografive dhe dokumenteve me temën “110-vjetori i Alfabetit  që na bashkoi”.  Programi i mbrëmjes do të përfundojë me manifestimin artistik  “Manastiri feston 110 vite”   i cili organizohet së bashku me Shoqatën për Zvillimin e Kulturës  “Kongresi i Alfabetit”, konfirmoi Arsllani.

Evenimentet përmbyllëse  të kushtuara ngjarjes së madhe prej para 100 vitesh në Manastir, do të mbahen më 21 dhe 22 nëntor dhe në prani të një numri të madh të punonjësve shkencorë, si dhe përfaqësues nga jeta publike e qytetit, vendit dhe jashtë, informojnë nga  IK “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir./©kabllogrami/

 

 

Comments (0)
Add Comment