Pas tërheqjes nga gara e demokratëve, Sandersi përkrah edhe zyrtarisht Bidenin për president

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders i cili kishte garuar deri në fund në fushatën e demokratëve për president, vetëm disa dtë pas tërheqjes nga gara edhe zyrtarisht i ka dhënë mbështetje ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për president, bënë të ditur Gazeta Online Kabllogrami.

“Na duhesh në Shtëpinë e Bardhë. Do të bëj gjithë çka mundem që ta realizoj këtë, Joe”, i tha Sandersi ish-zëvendëspresidentit amerikan gjatë një transmetimi direkt nga fushata e Bidenit.

“Sot, po kërkoj nga të gjithë amerikanët, po kërkoj nga çdo Demokrat, po kërkoj nga çdo i Pavarur, po kërkoj nga shumë Republikanë, të bëhemi bashkë në këtë fushatë që ta mbështesim këtë kandidaturë, të cilën unë e mbështes”, tha Sandersi, raporton CNN, përcjell koha.net.

Ndërkaq, Bideni u shpreh falënderues për mbështetjen e Sandersit, duke i thënë se do t’i duhet “edhe për të qeverisur”.

“Mendoj se miratimi juaj do të thotë shumë për mua. Mendoj se njerëzit do të befasohen se ne jemi shumë të ndarë për disa çështje, por jemi jashtëzakonisht të afërt për gjëra tjera”, tha Bideni. “Do t’më duhesh – jo vetëm për ta fituar fushatën, por edhe për të qeverisur”.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment