De Niro po divorcohet

Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, po divorcohen pas më shumë se dy dekadave të martesës.

Ndarja u raportua për herë të parë nga Page Six, të cilët thonë se çifti nuk jeton më bashkë dhe mund të lajmërojë publikisht divorcin e tyre në javët e ardhshme.

Robert dhe Grace e lidhën martesë në vitin 1997 pas takimit për më shumë se një dekadë. Ata kanë 2 fëmijë së bashku, djali 20-vjeçar Elliot dhe vajza 6-vjeçare Helen.

Robert dhe Grace kishin probleme martesore edhe më herët. Robert kerkoi divorcin në vitin 1999, por ata i rikuperuan problemet e tyre.

Çifti  Robert dhe Grace rinovuan  premtimet e tyre të martesës  në vitin 2004, përpara një turme me yje, duke përfshirë Meryl Streep, Ben Stiller dhe Martin Scorsese.

Robert dhe Grace u takuan për herë të parë në vitin 1987, kur ajo po punonte në z. Chow në Londër./©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment