Drejtori i Trustit, Adrian Zalli nga 1 Janari, nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale /Trusti/, Adrian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë. Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro. Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se pagat e menaxhmentit të Trustit përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, kishte shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, në një intervistë për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi, ka thënë se do të bëhet harmonizimi i pagave në këtë institucion.

Demi ka treguar se paga e drejtorit menaxhues të Trustit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Kjo çështje në vitin 2018 është trajtuar nga Komisioni për Financa, i cili ka kërkuar që të ketë një lloj harmonizimi të pagave të Kursimeve Pensionale dhe pagave të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo dhe ka ndodhur dhe nga janari 2019 do të ketë një lloj harmonizimi të tyre sipas hierarkisë. Për atë sa kam informacion paga e zotëri Zallit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit”, ka thënë mes tjera për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment