Trump thotë se SHBA-të do të rihapen ‘pati ose nuk pati vaksinë’

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja. do të rihapet, “pati ose nuk pati vaksinë”, pasi ai njoftoi një objektiv për ti dhënë epilog koronavirusit deri në fund të vitit.

Ai e krahasoi projektin e vaksinave, të quajtur “Operation Warp Speed”, me përpjekjen e Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë.

Por zoti Trump e bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë tu rikthehen jetës së tyre normale.

Shumë ekspertë dyshojnë se një epilog përfundimtar kundër koronavirusit mund të kryhet brenda një viti.

Çfarë është Operacioni i quajtuar ‘Warp Speed’?

Duke folur në një konferencë shtypi në oborrin me plotë lule të Shtëpisë së Bardhë të Premten, Z. Trump tha se projekti do të fillojë me studime të mbi 14 kandidatëve premtues për vaksina për qëllime të hulumtimeve por dhe miratimit të përshpejtuar.

“Kjo është e madhe dhe do të jetë shpejt”, tha ai për Operacionin Warp Speed. “Një përpjekje masive shkencore, industriale dhe logjistike, për dallim nga çdo gjë që vendi ynë ka parë që nga Projekti i Manhattan.”

Z. Trump emëroi një gjeneral të ushtrisë dhe një ish-ekzekutiv të kujdesit shëndetësor për të udhëhequr operacionin, me një partneritet midis qeverisë dhe sektorit privat për të gjetur dhe shpërndarë një vaksinë.

Moncef Slaoui, i cili më parë drejtonte shpërndarjen e vaksinave në gjigantin farmaceutik GlaxoSmithKline, do të udhëheqë misionin, ndërsa Gjeneral Gustave Perna, i cili mbikëqyr shpërndarjen për ushtrinë amerikane, do të shërbejë si oficer kryesor operativ.

Duke folur pas z. Trump, Z. Slaoui tha se ai ishte “i sigurt” se “disa qindra milion doza vaksina” do të dorëzohen deri në fund të vitit 2020.

Ai pranoi në një intervistë të mëparshme me New York Times se afati kohor ishte ambicioz, por tha se “nuk do të isha kyçur në operacion nëse kisha dyshime se nuk ishte e arritshme data”.

Shumë ekspertë thonë se një vaksinë është e vetmja gjë që do t’u japë amerikanëve besim në rihapjen e plotë të ekonomisë në mungesë të një testimi më të gjerë.

@Kabllogrami

 

Comments (0)
Add Comment