Është inauguruar Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Sot në orë 09:00 kreu i qeverisë në përcjellje të ambasadori gjerman Christian Heldt, ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, morrën pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

40 hektarë, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit pas vendimit të qeverisë në bashkpunim me KFOR-in Gjerman, Ambasadën e Gjermanisë dhe Qeverinë Gjermane.

Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin, transmeton kosovapress.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Shoqatën “ITP Prizren” do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës gjermane.

Pas inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnim, Kurti i cili do të shoqërohet edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të vizitojë edhe dy biznese lokale në zonën industriale.

Përkatësisht në Qumështoren Sharri  dhe kompaninë Proton Cable.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment