Efektet dhe pasojat e Corona Virusit bënë që të thuren lloj lloj teori konspirative

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe nuk qëndrojnë indiferent ndaj kësaj teme, sidomos pas efekteve dhe pasojave që po shkakton ky virus. Një e treta e amerikanëve dhe britanikëve besojnë se COVID-19 është bërë në laborator, transmeton portali Kabllogrami.

Shkencëtarët në përgjithësi pajtohen se virusi është shfaqur nga natyra, pasiguria se si njerëzit u infektuan së pari me Covid-19 ka lënë hapësirë që keqinformimi të rritet. Në Britani, rreth një e treta e popullatës besojnë në teorinë konspirative për një lidhje mes koronavirusit dhe rrjetit pa tela të internetit 5G, raporton “The Guardian”, përcjell koha.net.

Në SHBA, sipas një raporti të ri të publikuar nga Qendra e Hulumtimeve “Pew”, rreth një e treta e amerikanëve të anketuar, po ashtu besojnë se Covid-19 është krijuar nga njerëzit në një laborator.

“Pew” anketoi 8,914 amerikanë të rritur, duke i pyetur nëse besojnë se 1) lloji aktual i koronavirusit “erdhi natyrshëm”; 2) “ishte zhvilluar qëllimisht në një laborator”; 3) “ishte zhvilluar aksidentalisht në një laborator”; apo 4) “nuk ekziston fare”, raporton “The Guardian”.

Shumica e amerikanëve të anketuar në raport (43%) besuan se Covid-19 me shumë gjasë ka ardhur natyrshëm, por kati tre në 10 (29%) thanë se ai me gjasë është krijuar në një laborator.

Për më tepër, shumica e atyre që besonin se virusi është krijuar në një laborator, besonin se është bërë qëllimshëm (23%). Çereku i tyre thanë se nuk ishin të sigurt se nga e ka origjinën virusi, ndërsa 1% besonin se virusi nuk ekziston.

Ata që besonin më së shumti në konspiracione ishin Republikanë apo të Pavarur por që anojnë kah Republikanët (37% vs 21% Demokratë apo të Pavarur që anojnë kah Demokratët). Reth katër në 10 Republikanë konservatorë që u përgjigjën, besonin në teorinë konspiratiove (39%).

Hulumtimi tregoi se konspiracioni është më i dukshëm në mesin e të rinjve sesa tek të rriturit: rreth një e treta e të rriturve të moshave 18 deri 29 thanë se virusi është zhvilluar në një laborator (35%), në krahasim me 21% të të rriturve 65-vjeç e më të vjetër. Një e pesta (19%) e njerëzve me diplomë bachelor apo më të lartë besonin se koronavirusi është krijuar në një laborator. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment