Brazili autorizon përdorimin e barnave kontraverze anti-malariale kundër COVID-19

Dy ilaçe kontraverze anti-malariale janë miratuar për përdorim në pacientët me koronavirus nga ministria e shëndetësisë të Brazilit. Asnjë provë përfundimtare nuk ekziston që të dy ilaçet, klorokuin dhe hidroksilklorina, janë efektive në trajtimin e Covid-19.

Pacientët do të duhet të nënshkruajnë që pajtohen me efektet anësore të mundshme.

Në mars, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro pohoi në mediat sociale se hidroksilkolina ishte plotësisht efektive në trajtimin e virusit.

Të hënën Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai ishte duke marrë hidroksilkolinë si një masë parandaluese.

Por Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) thotë se ilaçi “nuk është treguar i sigurt dhe efektiv”.

“Ne kemi nevojë për prova dhe teste më të mëdha, me cilësi të lartë, dhe spontane klinike, në mënyrë që të vlerësojmë më mirë efektivitetin e tyre,” thotë Kome Gbinigie i Universitetit të Oksfordit, autor i një raporti mbi testimet anti-malariale për Covid-19.

Ekzistojnë rreziqe të efekteve anësore serioze nga ilaçet, duke prekur sytë dhe zemrën por edhe organe tjera.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment