Kurti fton për nesër qytetarët në sheshin “Skënderbeu”

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë nesër më datë 12 Qershor 2020 një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, bën të ditur gazeta online Kabllogrami. Një ditë para këtij tubimi, kreu i VV-së, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë tubim.

Kurti tha se ky tubim organizohet për dy arsye. Një sipas tij, për shkak të 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe dy, 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes që ai drejton.

Kurti vuri theksin edhe për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, raporton portali Kabllogrami.

“Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë COVID-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër më parë…Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21 –vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot”, është shprehur ish-kryeministri Kurti./©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment