Menjëherë pas festave vërehet rritje e të infektuarve me Covid-19

Në Kosovë shënohen 38 raste të reja, në Shqipëri gati dhjetë fish më shumë!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë regjistruar 38 raste pozitive me koronavirus, nga 3.711 të testuar. Më shqetësuese situtata shfaqet në Shqipëri ku brenda një dite janë regjistruar 355 raste të reja me Covid-19 dhe dy të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 7 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.067.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në Republikën e Kosovës është 540. ©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment