Së shpejti nis linja e autobusit Prishtinë – Aeroport

Së shpejti do të lëshohet për qarkullim linja e autobusit nga Prishtina për në Aeroportin e Prishtinës. Për këtë sot është nënshkruar marrëveshja ndërmjet ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky i fundit ka thënë se tani do të formojnë një komision i cili do të përcaktojë orarin dhe çmimin e biletës, i cili sipas tij do të jetë më i lirë se çmimi i taksive, raporton televizioni KTV.

“E kemi nis një diskutim për linjë e autobusit prej Prishtinës për në aeroport. Kjo është linjë pronë e ministrisë sepse është ndërkomunale. Kemi arrit marrëveshje që ne si komunë me trafikun urban të organizojmë këtë linjë. Ideja është që çmimi të jetë më i lirë se me taksi. Është çudi që nuk e kemi pasur deri më tani”, ka thënë Ahmeti.

“Edhe ky nënshkrim shkon në favor të qytetarëve. Të kemi linjë të rregullt qarkullimi për në aeroport”, ka thënë ministri Lekaj mes tjerash. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment