Albini: Si Kryeministër nuk do të lejojë që serbët e Kosovës të manipulohen nga Beogradi

Albin Kurti, kandidat i LVV për kryeministër të Republikës së Kosovës, ka folur për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë duke folur edhe për ҫështjet që po i mbajnë këto dy shtete larg pajtimit.

“Kosova siç e dini vazhdon që të mos njihet nga Serbia, për bindjen time dy probleme të mëdha në Ballkan në aspektin rajonal për paqen dhe sigurinë tonë është në njërën anë mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe në anën tjetër sabotimi që ja bën Bosnja dhe Hercegovina Republikës Serbe. Këto janë dy problemet në Ballkanin Perëndimor që po na mbajnë të ngujuar në tensione të vazhdueshme dhe larg prej paqes dhe pajtimit që e synojmë e qe besa edhe prej integrimit në BE”, ka thënë Kurti në KDI, përcjell Gazeta Express.

Tutje, ai është zotuar se në javën e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë dialogun me serbët në Kosovë.

“Qysh në javën e parë si kryeministër do të fillojë dialogun me serbët e Kosovës, është e rëndësishme që të ketë një dialog që zhvillohet nga poshtë. Ky dialog do t’i trajtojë ata si qytetarë të barabartë me të drejta dhe liri.  Unë nuk lejoj që për serbët e Kosovës të na tregojë Beogradi, unë dua të dëgjoj drejtpërsëdrejti se cilat janë nevojat e tyre”, ka shtuar ai.

“Dialog nga poshtë i hapur demokratik ku serbët dhe shqiptarët diskutojnë se si mund të ju ndihmojë shteti për subvencionet në bujqësi”, tha tutje kandidati i VV-së, për kryeministër, derisa, ka folur edhe për qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuçiq thoshte unë nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës me këta kufinjë, me fjalë të tjera ai pohonte asgjë. Serbia tradicionalisht liderët e saj i ka pas spikerë, kur i dëgjoni naj ide të presidentit të Kosovës a të Shqipërisë, kryeministrit të Kosovës, a Shqipërisë të jeni të sigurtë që është ide e tij, nuk qëndron kërkush mbrapa. Por, kur ta dëgjoni dikë në Beograd duke folur dijeni që më së paku është ajo”, shtoi ai.

I pyetur nga qyetetarët se kur do ta njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, Kurti ka thënë se e njeh shtetin e pavarur, por, që të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin duhet të dallohet.

Veç po du me ditë së pari duhet të them qartë e hapur se unë e pranoj e njoh pavarësinë  Kosovës, Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, por, të gjithë politikanët e dinë se ta shpallësh pavarësinë e ta bësh shtetin dallon.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment