Albini uron ditën e Pavarësisë: Pavarësia është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës derisa ka përmendur edhe ngecjet dhe dështimet, raporton Kabllogrami.

“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, ka shkruar Kurti.

Edhe subjekti që udhëheq zoti Albin Kurti, përmes faqes zyrtare në rrejtin social Facebook, ka qenë aktiv sot më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë duke publikuar këto dy fotografi. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment