Britania e madhe merr vendim tё papritur për të huajt, përfitojnë edhe shqiptarët

Qeveria e Britanisё sё madhe ka njoftuar se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Evropian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani, raporton Kabllogrami

Vendimi i papritur vjen pasi Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019-ën.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik, shkruan “Syri”, pёrcjell Kabllogrami.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta të shteteve të BE-së janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment