Coronavirus mund të mos largohet kurrë, paralajmëron OBSH

Duke folur para gazetarëve të Mërkurën drejtori për emergjenca i kësaj organizate Dr Mike Ryan paralajmëroi se nuk ka mundësi aktualisht të parashikohet kur virusi mund të zhduket tërësisht.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i virusit do të kërkojë një “përpjekje masive”.

Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur me koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milion raste janë të regjistruara.

Ndërkohë, KB paralajmërojnë se pandemia ishte duke shkaktuar shqetësime të përhapura dhe shëndet të sëmurë mendor – veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh të kujdesit shëndetësor mendor.

KB u bëri thirrje qeverive të marrin në konsideratë aspektet e shëndetit mendor si pjesë të reagimit tyre të përgjithshëm në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia.

“Është e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë diskutimi: ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë,” tha Dr Ryan në konferencën për shtyp virtual nga Gjeneva.

“HIV nuk ka ikur – por ne jemi pajtuar me ekzistimin e këtij virusi”.

Dr Ryan tha poashtu se ai nuk beson që “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim – por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, të cilat ende nuk janë eleminuar pavarësisht se ka vaksina për to.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment