Ç’po ndodh me liberalizimin e vizave?

Pse mbi dhjetё shtete tё BE-sё po hezitojnё tё dakordohen me heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Punёt komplikohen kur nё mesin e kёtyre shteteve pёrfshihen shtete me peshё nё BE, si Gjermania, Franca, Holanda etj, qё njihen si miqёsore me Kosovёn, hiq vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Tri javët në vijim janë përcaktuese nëse Kosova do të mundë të hyjë sivjet në agjendën e Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave, raporton Kabllogrami

 Vlerësohet se gjasat që Kosova këtë vit të marrë liberalizimin e vizave janë kurrёfare. A po i shkelin shtetet e BE-sё parimet e veta duke kushtёzuar sёrish nё mёnyrё joparimore, tashmё pё tё lёshuar pe nё negociatat me Sёrbinё, sёrish me humbje tё territorit, apo vёrtet ne si shtet nuk jemi duke bёrё mjaftueshёm, tani nё procesin nё hecje tё sundimit tё ligjit, kur dihet se tashmё kushtet dhe kriteret e BE-sё janё plotёsuar.

Njohёsit e proceseve integruese dallojnё nё qendrime. Disa fajёsojnё BE-nё pёr jo sinqeritet dhe shkelje tё parimeve, e disa tjerё drejtojnё gishtin kah institucionet vendore, duke thёnё se lufta kundёr krimit tё organizuar e korrupcionit ёshtё proces qё vazhdon prore, nё kuptim tё forcimit tё sundimit tё ligjit, e jo tё pushojё tash, pasi qё u konfirmua nga BE-ja mё herёt se kritret teknike janё pёrmbushur nga Kosova. BE-ja i ka nё llupё tё monitorimit zhvillimet nё Kosovё, andaj nuk mund t’u hudhёsh hi syve, mendojnё ata njohёs qё kritikojnё pushtetin nё Kosovё pёr kёto zhvillime aspak tё mira pёr qytetarёt e Kosovёs.

Mentor Bogaj, njohёs i integrimeve evropiane, nuk i lё pa faj as Bashkimin Evropian e as institucionet e Kosovёs. Në mё pak se njё muaj është takimi i fundit i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë vit, thotё Mentor Bogaj, nё ndërkohë, shton ai, krerёt e vendit kanё zbehur entuziazmin e mёhershёm, duke thënë se liberalizim jo me patjetёr kёtё vit, por tashmё shpresojnё qё liberalizimi i vizave për Kosovën tё paktёn do të arrijë të hyjë sivjet në agjendë. Nё anёn tjetёr, BE-ja nё kёtё fazё, kur pritet tё mbahen atje zgjedhjet brenda disa muajve, ndodhen nё njё situatё jo tё qetё politike, qё e bёn edhe më të komplikuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe kjo ёshtё shqetёsuese, thotё Bogaj.

Ndёrkohё, janë diku dhjetё shtete ende nё dyshime nëse duhet të hiqen vizat për kosovarët ose jo. Madje në mesin e këtyre shteteve, janë edhe vende me fuqi të madhe brenda BE-së, si Gjermania, Franca, Holanda .., hiq pesё vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tё cilat s’janё pёrcaktuese nё votim, porse kur t’i bashkohen nё votim kundёr, shtetet qё na kanё njohur dhe njihen si miqёsore ndaj Kosovёs, atёherё shpresat ulen shumё, thotё Bogaj.

Ndërkohë, diskutimet mes tri organeve të BE-së, Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, po vazhdojnë dhe pas përfundimit të këtyre diskutimeve dhe votimit në Grupin Punues për Viza (COWEB), nëse ka pëlqim, propozimi kalon në nivelin e COREPER-it, ku ulen ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së për të diskutuar për këtë çështje dhe tek në fund çështja kalon në Këshillin e Ministrave për votim.

Njё njohёs tjetёr i proceseve integruese, Taulant Kryeziu, nga Instituti EPIK, thotё që pas votimit të Parlamentit Evropian për çështjen e vizave të Kosovës skepticizmi i shteteve anëtare të BE-së është rritur. “Kur e përmendim Gjermaninë, Holandën dhe Francën, e dimë skepticizmin e tyre duke u bazuar në votimin e tyre në Parlamentin Evropian, kur u është dhënë mandati përfaqësuesve të komitetit LIBE që të fillojnë dialogun me shtetet anëtare të BE-së. Tash skepticizmi është rritur dhe ky numër është ngritur në 10 ose 12 shtete, kjo e vë në pikëpyetje atë që vendimmarrja mund të ndodhë sivjet”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, në rritjen e skepticizmit të këtyre vendeve ka ndikuar mospërparimi në fushën e sundimit dhe të ligjit në Kosovë. “Njëri element që ka ndikuar në rritjen e skepticizmit te këto shtete është regresi në sundimin e ligjit, gjë që është konfirmuar edhe nga Zyra e BE-së, edhe nga Gjermania. Pra, vendet kryesore po thonë që luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit lidhet me vullnetin politik të këtyre shteteve, pra kjo ka ndikuar që këto shtete të hezitojnë për këtë proces, sepse ne në vend që të kontribuojmë për mirë kemi kontribuar negativisht”, ka thene ai.  /©kabllogrami.com/

Comments (0)
Add Comment