Dardanët i blejnë menjëherë: Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen futbollistike Angli – Kosovë

Kanë filluar të shiten biletat për përballjen në mes të Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet në Angli më 10 shtator në stadiumin ‘St.Mary’s’ në qytetin e Southampton, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, derisa adhuruesit e përfaqësuesues së Kosovës janë duke i blerë me të madhe.

Ishte planifikuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që biletat të shiten më 17 qershor, por për shkak të problemeve teknike, biletat kanë filluar të shiten sot (19 qershor).

Sipas informatave në faqen ku edhe shiten biletat, një person ka të drejtë t’i blejë deri në pesë bileta.

Çmimi i biletës më të lirë është 39 euro, në përballjen që do të zhvillohet në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Biletat për përballjen në mes të ‘Tre Luanëve’ dhe ‘Daradanëve’ mund t’i blini duke klikuar në këtë link.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment