Distria e artë në Grand Prix të Turqisë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grant Prix “Antalia 2019”, duke vazhduar rrugën e sukseseve ndërkombëtare që ky sport po ia sjell Kosovës.

Në kategorinë deri 48 kilogramë ajo ka rrëmbyer medaljen e artë, pasi që në finale ajo e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

Distria Krasniqi, në finale u kualifikua, duke mposhtur xhudistin koreane-jugore, Yuyeong Kan. /©Kabllogrami/

 

 

 

Comments (0)
Add Comment