Eric Schmidt largohet nga Google

Eric Schmidt, i cili drejtoi transformimin e kompanisë Google nga gjeneza e saj në titan global, nuk është më as këshilltar i gjigantit të makinës së kërkimit dhe familjes së kompanive “Alfabet”, duke shënuar një tjetër moment historik në lëkundjet e fundit të personelit që kanë parë rojen e vjetër të kompanisë duke u larguar. .

Schmidt, i zgjedhur si Shef Ekzekutiv i Google në vitin 2001, la rolin e tij si këshilltar teknik në Shkurt, gjithnjë sipas një personi të informuar me situatën. Dalja e tij i jep fund një mandati 19-vjeçar në Google, ku ai u soll sipas zhargonit të njohur biznesor si “mbikëqyrës i të rriturve” për themeluesit e rinj të kompanisë, Larry Page dhe Sergey Brin. Largimi i Schmidt vjen tre vite pasi Schmidt tha se ai ishte duke u larguar si kryetar ekzekutiv dhe nuk do të shërbente më në një rol operacional.

Roli i Schmidt në Google ishte ulur gradualisht pasi ai u tërhoq si Shef Ekzekutiv në vitin 2011. Por, lidhjet e tij me kompaninë kanë nxitur reagime të mëdha pasi Schmidt ngrriti aktivitetin e tij në nismat e ushtarisë amerikane. Ai kryeson Bordin e Inovacionit të Mbrojtjes, një grup këshillimor që synon të sjellë teknologji të re në Pentagon, duke përfshirë përparimet në mësimin e makinerive. Ai është gjithashtu kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale, i cili këshillon Kongresin për mbrojtje përmes Intelegjencës Artificiale. Kritikët, megjithatë, shqetësohen se Schmidt mund të shtyjë padrejtësisht interesat financiare të Google kur bëhet fjalë për punën e tij me ushtrinë.

Dalja e Schmidt do të thotë që ai edhe zyrtarisht, më nuk është pjesë e familjes së kompanive Alfabet. Ai po fitonte 1 dollarë në vit në rolin e këshilltarit.

-Të dhënat e huazuara nga gazeta digjitale CNET

Comments (0)
Add Comment