Fituesja e kupёs sё botёs nё skijim alpin insiston ta mbajё nё shpinё mbiemrin shqiptar

Prej kёtij sezoni është e paraqitur me mbiemrin Gut-Behrami në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit e po ashtu në faqet e tjera të internetit. Bëhet fjalë për skitaren e njohur zvicerane Lara Gut, ish-fituesen e Kupës së Botës në skijim alpin. Lara Gut tashmë është e martuar me futbollistin kosovar të Zvicrës, Valon Behrami dhe dёshiron qё nё fanelё tё mbajё mbiemrin e burrit shqiptar, transmeton Kabllogrami.

Lara Gut do të garojë me një mbiemër të ri pasi është martuar këtë vit gjatё verёs. Federata e Skijimit e Zvicrës bёn tё ditur se ish-kampionia e përgjithshme e Kupës së Botës do të paraqitet si Lara Gut-Behrami në garat e këtij stinori.

Lara është martuar me futbollistin me rrёnjё nga fshati Baks i Drenicёs, Valon Behrami, menjёherё pasi ai u kthye nga Kupa e Botës nё futboll qё u mbajt nё Rusi, ku luajti me Zvicrën. Të dy janë rritur në rajonin e Zvicrës ku flitet gjuha italiane, ndërsa Behrami luan në Itali për skuadrën Udinese.

 

Ekipi i Zvicrës ka përmirësuar faqen e biografisë së Gutit në sajtin e Federatës Ndërkombëtare të Skijimit. 27-vjeçarja ka 24 fitore në Kupë të Botës, një medalje të bronztë olimpike në lëshim nga Sochi 2014 dhe pesë medalje në kampionatet botërore të skijimit”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

 

Gut-Behrami është prej emrave më të njohur të sportit të skijimit botёror. Ajo garon në të gjitha disiplinat e skijimit alpin, ndërsa është e specializuar në garat e shpejtësisë, lëshim e Super-G, derisa edhe nё disiplinat teknike tё sllallomit dhe sllallomit tё madh ka paraqitje tё mira. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment