Formacionet zyrtare: Kosova pёr fitore në Maltë për ta pritur e qetë Azerbejxhanin

 

Sapo ka nisur ndeshja futbollistike e vlefshme pёr Ligёn e Kombeve, ku Kosova luan në udhëtim kundёr Maltёs, nё ndeshjen e parafundit të grupit tё saj, njofton Kabllogrami

Takimi ka nis në ora 18:00 dhe formacionet zyrtare janë këto:

Me dy barazimet ndaj Azerbajxhanit, Malta e ka ndihmuar rrugëtimin e Kosovës, rrugëtim që shpresojmё ta qojё nё “Euro 2020”. Ndihmë tjetër nga Malta nuk mund të pritet. Tani Kosovës i duhet të fitojë ndaj Maltës, për herë të dytë, që t’i afrohet synimit të madh.

Më 11 tetor në Prishtinë, Kosova dëshmoi se ka dukshëm më tepër cilësi se Malta. Fitoi me shifrat 3:1 takimin e Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Pas katër xhirove, Kosova është e para në këtë grup me tetë pikë. Azerbajxhani është i dyti me gjashtë, Ishujt Faroe mbajnë vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Malta inferiore është e fundit me dy pike.

Ndeshjet e fundit të grupit luhen të marten ku Kosova e pret Azerbajxhanin në ndeshjen që mund të vendosë për vend të parё nё grup dhe kualifikimet tutje pёr Euro 2020. /©kabllogrami.com/

 

Comments (0)
Add Comment