Në Ballkanin Perëndimor po luhet një prej lojërave gjeopolitike më delikate, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, e cila synon të përgjigjet me zë të fortë ndaj intensifikimit të lidhjeve mes institucioneve evropiane dhe rajonit, që dëshmohet edhe prej samitit të Poznanit në Poloni.
Siç konfirmon Profesor Ordog i Universitetit të Budapestit, sipas të cilit: “Rusia ka intensifikuar aktivitetet e saj në momentin kur ka kuptuar forcimin e marrëdhënieve perëndimore, një provë e fortë ishte përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi në periudhën e anëtarësimit në NATO, apo fakti që këtë vit në Kosovë janë bërë shumë arrestime nga ana ruse. Në Maqedoni janë duke humbur terren, që kur Kryeministri Gruevski u arratis dhe partia e tij është dobësuar, sepse nuk kanë më avantazhet që kishin dikur”.
Ish Kryeministri i asaj që sot është Maqedonia e Veriut, i dënuar për korrupsion dhe i arratisur vitin e kaluar në Budapest, ku ka kërkuar dhe marrë strehim, nuk do të ekstradohet në Shkup pas Vendimit të Gjykatës së kryeqytetit hungarez. Një provë e mëtejshme e aktivizmit të Kryeministrit Orban, i angazhuar mes të tjerash në shumë takime dypalëshe në samit, me qeveritë e rajonit.
Dhe nëse nga njëra anë Ministri i Jashtëm hungarez deklaron zyrtarisht se integrimi i Maqedonisë veriore është në interes të të gjithë Evropës, Orbani ka pritur në Budapest presidentin e anës serbe të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, një figurë e spikatur e nacionalizmit serb që në perëndim konsiderohet aleat i ngushtë i Putinit.
Ndërkohë në Poznan zhvillohet samiti i dhjetë shteteve anëtare të BE dhe gjashtë partnerëve ballkanikë, ku diskutohet për bashkëpunimin rajonal, me vëmendje të veçantë tek të rinjtë dhe lufta kundër korrupsionit.
Euronews – Bota.al