Jim Belushi në Instagram kujton vizitën në Shqipëri: “I dua rrënjët e mia”

Aktori i njohur i Hollywood me origjinë shqiptare, ka treguar edhe njëherë se është krenar për rrënjët e tij. Jim Belushi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga vizita e tij e fundit në Shqipëri në vitin 2007, transmeton Shqiptarja.

“Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia. Ju mund të shikoni se si kanë shkuar festimet e asaj nate”, shkruan 64-vjeçari në Instagram. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment