Kreu i Kishës Autoqefale Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze, Mihaillo, i deklaroi Radio Sarajevës se Tempullin e Ringjalljes së Krishtit njëmend e kanë ngritur serbët, por me paratë malazeze. Ai i është përgjigjur kështu patriarkut serb Irinej dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj pretendimeve të tyre kinse objektet fetare në Mal të Zi i takojnë me automatizëm kishës serbe, dhe se Kisha Malazeze nuk ekziston sipas tyre, transmeton Kabllogrami.

Patriarku serb Irinej, i gjori, nuk di shumë. Ai kujton se nëse dikujt i jepet pushteti ai mund të thotë çfarë të dojë. Ai, për shembull, thotë se Republika Serbe në Bosnjë, dhe Mali i Zi janë pjesë e shtetit të Serbisë. Kurrsesi të çlirohen nga Serbia e madhe. Kisha Ortodokse Serbe, Serbia, disa nga politikanët e saj madje thonë se Mali i Zi është shteti më i kompletuar serb”, ka thënë Mihaillo, duke ironizuar me deklaratat e karakterit fashist të kishës dhe politikanëve nga Serbia.

Kështu ka reaguar ai ndaj asaj që ka thënë patriku Irinej, sipas të cilit ajo që po bën dhe paralajmëron presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po habit gjithë botën dhe i ka dëshiruar që “Zoti t’ia ruaj mendjen që të kuptojë çfarë po bën dhe të mos e meritojë mallkimin dhe gjykimin e gjithë popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe”.

Mitropoliti Miaillo është shprehur se ashtu siç thotë Kisha Ortodokse Serbe, malazezët “në fakt nuk kanë asgjë” dhe “nuk po ekzistokan” sipas kishës serbe.

“Ata (pra të Kishës Ortodokse Serbe – sqarim ynë) konsiderojnë se kjo (Republika e Malit të Zi – v.j) është tokë serbe, se kisha është serbe, gjuha serbe, historia serbe, politika serbe, se serbe janë të gjitha monumentet… thuajse ne jemi ardhacakë…” ka thënë Miahillo, transmeton Koha.net.

Të rikujtojmë se në Mal të Zi është proceduar ligji në lidhje me barazinë fetare, ndërsa pronat kishtare ai ligj do t’i trajtojë si prona shtetërore. Dhe këtu ka shpërthyer Kisha Ortodokse Serbe, e cila nuk e njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse Malazeze, sikundër edhe atë Maqedonase, pasi që akoma është e prirur të udhëhiqet me hegjemonizëm dhe poshtërim të identiteteve dhe dinjitetetve të popujve dhe kulturave tjera joserbe. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment