Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht synon shtrirjen në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë synon ta shtrijë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri, përmes Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë. Është Boiken Abazi, i mandatuar për ngritjen e kësaj qendre, i cili në një intervistë për Top Channel thotë se i janë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar.

“Kemi pasur kërkesa të shumta këto kohë. Kërkesat e shtuara nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë për të shtrirë aktivitetin e Vetëvendosjes edhe këtu. Kemi menduar se ka ardhur koha që të kemi një aktivitet më dinamik, më të shtuar, pasi nuk është hera e parë që ne zhvillojmë aktivitet në Shqipëri, duke parë edhe modelet e ndryshme që ne mendojmë se janë të mira, jo vetëm në Kosovë, por edhe për kombin shqiptar, si për shembull modeli i shtetit zhvillimor, ekonomi e bazuar në prodhim, natyrisht edhe synimit tonë kryesor që është e drejta e vetëvendosjes për popullin shqiptar për bashkim kombëtar”, ka thënë Boiken Abazi për Top Channel.

“Ne nuk jemi pozicionuar në raport me përplasjen pozitë-opozitë që po ndodh në Shqipëri”, thotë më tej Boiken Abazi. “Synojmë që për tema madhore që prekin kombin shqiptar të bashkëpunojmë me të dyja”, ka thënë mes tjerash Bojken Abazi. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment