Mësohet emri i ambasadorit të ri britanik në Republikën e Kosovës

Nicholas Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës. Ai do ta pasojë Ruariri O’Conell i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik, thuhet mes tjerash në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Nicholas Abbott do te jetë ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Abbott do ta marrë detyrën e tij gjatë muajit shtator të vitit 2019, raporton Gazeta Express.

Njëjtë sikurse O’Conell edhe Abbott flet gjuhën shqipe, dhe kjo është hera e parë që emërohet në pozitën e ambasadorit.

Abbott ka shërbyer nëpër shtete të ndryshme, është i martuar dhe ka dy vajza. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment