Nën patronazhin e Thaçit u kujtua Xhemijeti i lejuar nga Nikolla Pashiqi

Ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi që njëherit është edhe doktor shkence i Historisë ka ironizuar me presidentin Hashim Thaçi i cili nën patronazhin e institucionit të presidentit po bënë përkujtime të ngjarjeve të dyshimta historike, bën të ditur Kabllogrami.

Krasniqi me ironi shtron pyetjen se në vitin 2020 mbase Thaçi do ta përkujtojë edhe Konferencën e 10 korrikut 1945 të mbajtur në Prizren, kur Kosova ju aneksua Serbisë? “Madje edhe t’i kujtojmë, Jo ata që e kundërshtuan, u ekzekutuan dhe u burgosen por ata që i duartrokiten dhe u avancuan nga Jugosllavia e Titos?” ka thënë me ironi Krasniqi.

Në vijim mund ta lexoni postimin e plotë të Jakup Krasniqit të bërë në faqen e tij në rrjetin social Facebook:

“Pyetje për ata të institucioneve të larta të shtetit që organizojnë përvjetore të ngjarjeve historike

Pyetje edhe për historianët?

Në vitin e kaluar ishte 100 vjetori I Komitetit – Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me Kryetar Hoxhë Kadri Prishtina. Komiteti në fjalë kishte organizuar Lëvizjen Kaçake (Lëvizje Kombëtare për Çlirim) e cila e pat organizuar edhe Kryengritjen e Dukagjinit të udhëhequr nga atdhetari – Sadik Rama.

Ketë vit nën patronatin e Presidentit u kujtua 100 vjetori i Xhemijetit?! Cili ishte roli i tij dhe kush e organizoj dhe për çka dhe kujt i shërbeu ai? Si mund të organizohej një ngjarje e “madhe” “kombëtare” me lejen e Nikolla Pashiqit?! Madje organizimi të bëhej në Shkup?!

Apo mos po donë më thënë kjo, se nën patronatin e Presidentit, pas përvjetorit të 75 të Bujanit (2018), dhe të Luftës së Drenicës, në vitin 2020 ta përkujtojmë edhe Konferencën e 10 korrikut 1945 të mbajtur në Prizren, kur Kosova ju aneksua Serbisë? Madje edhe t’i kujtojmë, Jo ata që e kundërshtuan, u ekzekutuan dhe u burgosen por ata që i duartrokiten dhe u avancuan nga Jugosllavia e Titos?

Sigurisht që në histori ka edhe ngjarje që nuk mund të shahen shumë, mbase edhe mund të heshtën, por assesi të kujtohen e të lavdërohen!” /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment