Njё dёshmi pёr rolin e Millovan Drecun nё luftёn e Kosovёs ’99, njё ngjarje epizodike e rrёfyer nga njё ushtar serb

Krimineli i luftёs Millovan Drecun ёshtё zbuluar nga njё kriminel tjetёr serb – pjesёtar i rregullt i ushtrisё sё okupatorit serb, i ashtuquajtuari ‘komandanti çetnik Bratisllav Zhivkoviq’, si pjesёtar i brigadёs 63 tё parashutistёve tё ushtrisё sё rregullt serbe me detyrё pёr t’i siguruar mbrojtje tё afёrt gjeneralit tё lartё tё ushtrisё serbe Nebojsha Pavkoviq, raporton Kabllogrami.

Nё kёtё shkrim me citate nga intervista e tё ashtuquajturit ‘komandant çetnik Bratisllav Zhivkoviq’ tё botuar nga gazeta – portali serb ‘pravda.rs’ mё datё 29.08.2017, ai dёshmon vetёm pёr njё epizod se si ёshtё ballafaquar atёbotё me gazetarin (reporterin) e luftёs Millovan Drecun tё Radio Televizionit Publik Serb ‘RTS’ gjatё luftёs nё Kosovё ’99, dhe ku spikat fakti se ai nuk ishte vetёm gazetar (reporter lufte) qё fabrikonte lajme (propagandё tё rreme lufte), por njё njeri  qё i jepte urdhёra edhe gjeneralit famёkeq Nebojsha Pavkoviq, i cili ishte gjykuar nga Tribunali i Hagёs pёr krime tё llahtarshme kundёr njerёzimet gjatё luftёs nё Kosovё.

Millovan Drecun, Kosovё ’99

Po shpresojmё qё kjo dёshmi tё jetё pikёnisje pёr mbledhjen e provave dhe materialeve nga prokuroria e Kosovёs (nёse dinё e guxojnё tё bёjnё diç tё tillё), pёr ngritjen e aktakuzёs kundёr kriminelit tё luftёs Millovan Drecun, i maskuar nёn petkun e gazetarit-reporterit tё luftёs, qё i jep urdhёra edhe krye-komandandantit tё Korpusit tё ashtuquajtur tё Prishtinёs, gjeneralit famёkeq Nebojsha Pavkoviq.

Nё vijim po e botojmё shkrimin e plotё tё pёrkthyer nё shqip ashtu siç ёshtё i botuar nё gjuhёn serbe nё pravda.rs, pa kurrёfarё ndryshimi, si dhe video dёshminё nё gjuhёn serbe tё kёtij “trimit tё ashtuquajtur komandanti çetnik Bratisllav Zhivkoviq’, nё njё intervistё dhёnё produksionit “HelmCast” nё Serbi, ku ndёr tё tjera flet edhe pёr epizodin me Drecunin dhe ndikimin e kёtij tё fundit te gjenerali famёkeq Pavkoviq. Ai nё video-intervistё e pёrshkruan Drecunin si njё mashtrues tё rrezikshёm dhe si njё fundёrrinё tё keqe dhe se cdo reportazh qё dёrgonte nga lufta e Kosovёs ishte i fabrikuar dhe i rremё (shih video intervistёn nga minuta 1:22:30 deri 1:26:00 ku flet pёr kёtё epizodё me Drecunin).

Shkrimi i plotё nё shqip:

(Titull) Akuza tё rёnda pёr deputetin e SNS (Srpska Napredna Stranka – partia e presidentit aktual serb Vuçiq): Ja çka ka bёrё Millovan Drecun gjatё luftёs nё Kosovё e Metohi? /Video/

(Nёntitull) Komandanti çetnik Bratisllav Zhivkoviq ka akuzuar kryetarin e kёshillit pёr Kosovё e Metohi nё Kuvendin e Serbisё, njёherёsh deputet i SNS Millovan Drecun se gjatё luftёs nё Kosovё mё 1999 ka fabrikuar kronika (reportazhe) tё luftёs dhe pёr mё tepёr ishte i gatshёm tё sakrifikonte jetёn e ushtarёve serb.

(Shkrimi) Zhivkoviqi, ka dhёnё njё intervistё pёr produksionin “HelmCast”, ku ka thёnё se gjatë bombardimeve, derisa me kolegët nga Brigada 63 e parashutistёve  ishte për të siguruar (mbrojtja e afёrt) gjeneralin Nebojsha Pavkoviq, Milovan Drecun kërkonte me insistim tё lansonim (gjuanim) raketёn “Strella-2M” nё avionin e NATO-s, në mënyrë që ta montonte (fabrikonte) me njё një xhirim tjetёr, kinse avioni i NATO-s po rrёzohet. Ata refuzuan ta bënin këtë me shpjegimin se në atë pozitë ishin 20 ushtarë të rregullt (serb) dhe se avionёt e NATO-s do tё mund t’i vёrenin nga u hodh raketa dhe t’i bombardonin ata ushtarё.

Zivkoviç tha se Drecun donte të inskenonte se kinse mbrojtja e afёrt e Pavkoviçit ka rrёzuar aeroplanin bombardues tё NATO-s. Ai më tej tregoi se anëtarët e brigadёs 63-të parashutistёve refuzuan të lansonin raketёn “Strela-2M” dhe njëri prej tyre ia shpjegoi arsyet Drecun-it.

Bratislav Zhivkoviq (citon ushtarin se çka i tha Drecunit): – Dёgjo bre Drecun, unё e di qё ti s’ke lidhje me ushtrinё por nёse e lansojmё “Strella-2M”, kur e gjuajmё atё, mbesin gjurmёt e zjarrit dhe tymit edhe gjysmё ore, dhe ata (avionёt e NATO-s) do t’na vёrejnё dhe do tё kthehen dhe çdo gjё do ta bёjnё rrafsh me tokё dhe gjithё kёtё ushtarё do tё vriten. Ai (Drecuni) pergjigjet: “Kjo juve s’ka çka t’ju interesojё, ёshtё luftё dhe nё luftё vdiset”, dёshmoi Zhivkoviqi duke shtuar se kjo ngjarje ka ndodhur nё kufi me Shqipёrinё.

Mё tej ai (Zhivkoviqi) tregoi se si njёri nga ushtarёt (parashutistёt) kёrceu ta sulmonte Drecunin me qёllim qё gjuante poshtё nga maja e malit nё thepa. Zhivkoviç tha se pasi Drecun u ankua për veprimet e tyre te gjenerali Pavkoviç, ai i ktheu ata në njësinë nё Koshare. Zhivkoviç tha se nuk ka opinion tё mirë pёr gjeneralin Pavkoviq pasi qё gjatё kohёs sa kanё qenё ‘mbrojtje e afёrt e Pavkoviqit’ (pra brigada e tij 63 tё parashutistёve), ёshtё bindur se ai merrte urdhёra nga njё gazetar i qiftit tё Drecunit”. (pёrktheu redaksia e portalit Kabllogrami)Kabllogrami./

P.S.

Linku i shkrimit tё origjinalit nё gjuhёn serbe ёshtё: TEŠKE OPTUŽBE NA RAČUN POSLANIKA SNS: Evo šta je Drecun radio tokom rata na Kosovu i Metohiji? (VIDEO)

Nё kuadёr tё kёtij linku ku gjendet ky shkrim nё portalin ‘pravda.rs’, mund tё gjeni edhe video-intervistёn ku Zhivkoviq e pёrshkruan Drecunin si njё mashtrues tё rrezikshёm dhe si njё fundёrrinё tё keqe dhe se cdo reportazh qё dёrgonte nga lufta e Kosovёs ishte i fabrikuar dhe i rremё (shih atje video intervistёn nga minuta 1:22:30 deri 1:26:00 ku flet pёr kёtё epizodё me Drecunin). Kjo jep tё kuptojmё se ky Drecuni duke qenё me ndikim dhe si kёshilltar i eprorёve tё lartё tё ushtrisё serbe dhe prore me ushtrinё serbe gjatё luftёs nё Kosovё, ka urdhёruar krimet dhe ka punuar edhe nё fshehjen e krimeve serbe nё Kosovё ndaj popullatёs civile.

Comments (0)
Add Comment