KB Prishtina ka pësuar humbje të thellë në udhëtim nga klubi turk Pinar Karsiyaka në kuadër të FIBA Europe Cup.
Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 107-85, transmeton koha.net.
Më efikasi në radhët e vendasve ishte Sek Henry me 22 pikë, që pati edhe 6 kërcime e 11 asistime.
Kurse te Prishtina më efikasi ishte Kyan Anderson me 26 pikë, e pati edhe 7 kërcime e 6 asistime. Derisa u ndihmua nga Khalid Boukichou që shënoi 22 pikë, e Dardan Berisha me 16 sosh. /©Kabllogrami/