Raportuesi për Kosovën në PE Me shpresë që vizat hiqen deri në maj të 2019-

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes,  gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pranuar se te disa shtete anëtare të BE-së kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën. Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur edhe rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë objektiv i regjionit të Ballkanit Perëndimor, përcjell Kabllogrami

Megjithatë, ai shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë që me shumicë absolute të votave të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Sholtes i ka sugjeruar zyrtarëve kosovarë që janë kompetentë për integrime në BE , t’i takojnë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Politikani slloven thotë se zvarritja trevjeçare e miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës e ka zgjatur procesin e liberalizimit të vizave për vendin, ndonëse shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë deri në fund të këtij mandati të Parlamentit Evropian, që I bie të jetë muaj Maj i vitit 2019. /kabllogrami.com/

Comments (0)
Add Comment