Reali me shumë vështirësi mposht Betisin

Reali ka shënuar një fitore të vështirë me rezultat 1 me 2 në udhëtim te Betisi, në kuadër të xhiros së 19 të La Liga-s spanjolle.

Ishte Luka Modriq ai që shënoi golin e parë për Losa Blancos kur po luhej minuta e 13-të e takimit. Betisi arriti të barazojë shifrat përmes Canalesit në pjesën e dytë të ndeshjes, në mintuën e 67.

Reali krejt në fund të takimit arriti të shënojë golin e fitores në mintuën e 88 përmes Cabellos.

Tani, në vendin e katërt Reali ka 33 pikë, derisa Betisi në të shtatin ka 26 pikë në tabelën e La Liga-s spanjolle. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment