Rita Ora në Kosovë me mision humanitar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ardhur në Kosovë ku do të qëndrojë disa ditë në vend dhe do të merret me aktivitete humanitare lidhur me gratë viktima të luftës në Kosovë.

Rita ditë më parë kishte bërë të ditur bashkëpunimin me brendin e modës “Escada” me të cilin bashkëpunim ka për qëllim të ndihmojë gratë viktima të luftës në Kosovë.

Akoma nuk dihet saktë agjenda e Ritës në Kosovë dhe sa do të qëndrojë, por vet simbolika e ardhjes në vendlindje me motivet që po proklamohen gjatë vizitës së saj në Kosovë, kanë vlerë shumëdimenzionale për afirmimin e vendit dhe vuajtjeve e tragjedive nëpër të cilat kaloi populli ynë për të ardhur deri te liria. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment