S’bёhesh ministёr – bёhesh ministёr!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar mё nё fund Sandër Lleshin për Ministër të Brendshëm tё Shqipёrisё, raporton Kabllogrami

Afati i fundit për dekretimin e Lleshajt ishte sonte në mesnatë në orën 00:00. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e njejtё, pra tё Sandёr Lleshajt, shkruan Kabllogrami.

Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga presidenti Ilir Meta.

Vetë kreu i shtetit e kishte konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, një ditë më parë presidenti deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment