Serwer-Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo për një ceremoni në Rose Garden, do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm

Njohësi i shquar i Ballkanit, analisti politik, Daniel Serwer, përmes platformës Skype ka thënë se ka prezantuar idetë e tij rreth çështjes së Kosovës, përkatësisht si e sheh ai mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç ka bërë të ditur Serwer përmes faqes së internetit peacefare.net, ai në një konferencë në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se ai është kundërshtar i madh I shkëmbimit të territoreve dhe njerëzve në Ballkan, duke elaboruar edhe arsyet për këtë qëndrim.

Server, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të idesë së Thaçit e Vuçiqit për prekje të kufijve.

Dhe për këtë ai ka listuar disa nga arsyet racionale që idenë e prekjes së kufijve e hudhin poshtë si tejet të rrezikshme për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, shkruan Kabllogrami.

Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet.

Sipas tij, ndër tjerash, kjo do të çonte, herët a vonë, në zhvendosjen masive të serbëve nga jugu i lumit Ibër dhe shqiptarëve nga Serbia.

“Unë nuk besoj se asnjë nga marrëveshjet që kam parë mund të përshëndetet nga presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi ose të miratohen në parlament në Beograd ose Prishtinë, dhe sigurisht jo në një referendum në Kosovë. Një shkëmbim toke do të destabilizonte Bosnjën dhe Hercegovinën, ku Milorad Dodik ka qenë i qartë për qëllimin e tij për të çuar Republikën Srpska drejt ndarjes, në rast të ndarjes së Kosovës”, ka thënë Serwer.

Ndër të tjera Serwer thotë se ideja për korrigjim të kufijve do t’i konventonte jashtëzakonisht shumë Rusisë, në pretendimet e saj për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore …, dhe sipas tij është mirë që Serbia dhe Kosova të heqin dorë nga një ide e tillë sa nuk është vonë.

“Një shkëmbim tokash në Ballkan do të forconte pretendimet e Rusisë për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, ndarjen e Transnistrisë, Donetskut dhe Luhanskit, si dhe aneksimin e Krimesë”, vlerëson Serwer.

“John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të  ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe  idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, ku veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët”  ka thënë Serwer.

Pra, sipas Serwer, pse kaq shumë urgjencë për përfundimin e marrëveshjes dhe pse presidenti Thaçi që dikur e kundërshtoi idenë e ndarjes së Kosovës, ndryshoi mendjen?

“Më së miri për ta pyetur atë (Thaçin) natyrisht, por shpjegimi im është ky: ai e pa që Beogradi po përparonte me idenë në Uashington, ku ka edhe një administratë nacionaliste dhe John Bolton ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Pra, kur Bolton tha se do të mbështeste idetë e ndarjes nëse Vuçiq dhe Thaçi mund të pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua se do të dilte dhe do të përfundonte me një propozim të njëanshëm ku veriu i Kosovës do të shkonte në Serbi pa asnjë përfitim për shqiptarët”, mendon Serwer, përcjell Kabllogrami.

Kështu, shton tutje, ai, “Thaçi ftoi shqiptarët e Preshevës në Prishtinë dhe e bëri të qartë se asnjë propozim i njëanshëm nuk do të kalonte – duhet të jetë reciprok”.

Kjo, mendon Serwer, ishte një gjë e arsyeshme për të bërë, por kjo nuk do të thotë se ka një propozim të pranueshëm, madje edhe një propozim që do të lejonte reciprocitetin. Këtë Serwer e elaboron në vijim në formë pyetjesh:

“Si mund të dorëzojë Vuçiq territorin në jug të Serbisë që Thaçi dëshiron, në kundërshtim me shqetësimet për sigurinë e rrugës kryesore të Serbisë drejt detit? Si mund të mbijetojë braktisja e komuniteteve serbe dhe vendeve fetare në jug të Ibrit? Si mundet Thaçi të heqë dorë nga Mitrovica e Veriut, e cila ishte shumica shqiptare para luftës, si dhe Trepça dhe Gazivoda, burimet kryesore natyrore të vendit të tij dhe furnizimin me ujë?”, shtron pyetjet Serwer.

Në këtë drejtim, ai ka përfunduar duke shtruar një pyetje: Pse kjo urgjencë, sidomos të pala kosovare?

“Unë e kuptoj pse Beogradi mund të ndjejë ndonjë presion për një zgjidhje të hershme, pasi ka të bëjë me anëtarësimin e saj në BE. Por Kosova duhet ta dijë se sapo Serbia të hyjë në fazat përfundimtare të pranimit, do të duhet të bëjë çfarëdo që kërkojnë vendet anëtare të BE. Dhe një nga gjërat që ata janë të sigurt për të kërkuar është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Prishtinën”.

Gjithsesi, ai thotë se ka frikë, se disa njerëz në Beograd dhe Prishtinë mund të ndjejnë njëfarë urgjence për shkak të premtimit të Presidentit Donald Trump për një ceremoni në “Rose Garden” në Shtëpi të Bardhë.

Kështu sa i përket interesimit të presidentit të SHBA-së për përfshirje në dialog me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale që nuk përjashton as korrigjimin e kufijve, Serwer thotë se do të ishte e pafalshme që Kosova të shiste sovranitetin e saj për një “tas me qull apo një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave”, ceremoni kjo e kërkuar nga Donald Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vititi 2019.

“Kosova (Thaçi) madje mund të dëshirojë të ofrojë koncesione. Por, për të shitur sovranitetin tuaj për ‘një tas qull ose një ceremoni në ‘Rose Garden’, do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm”, ka tërhequr seriozisht vërejtjen analisti i shquar Daniel Serwer. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment