Shaqiri, Salah dhe Robertson me befasi e dhurata për fëmijët e vegjël /video/

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit nga Stoke City me fanellën e kuqe duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke dhuruar asistime për bashkëlojtarët. Kështu, Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Liverpoolit, transmeton Kabllogrami.

Liverpooli kishte vendosur që t’i befasojë fëmijët e një shkolle fillore, duke i dërguar tre yjet e skuadrës, Xherdan Shaqiri, Andrew Robertson dhe Mohamed Salah.

Fillimisht fëmijët pyesnin se për kë bënin tifo, për Liverpoolin apo Evertonin dhe lojtarin e tyre të preferuar. Pasi përgjigjeshin fëmijët e vegjël, Salah, Shaqiri dhe Robertson dilnin në skenë duke i befasuar ata, përcjell Telegrafi.

Disa nga fëmijët e vegjël ishin edhe tifozë të rivalit lokal të Liverpoolit, Evertonit por gëzoheshin kur shihnin yjet e The Reds. Shaqiri dhe Salah ishin dy lojtarët më të preferuar nga tifozët e vegjël të Liverpoolit.

Gjesti i klubit dhe lojtarëve për t’i befasuar fëmijët e vegjël është mirëpritur shumë në rrjetet sociale që kanë përshëndetur këtë iniciativë të Liverpoolit. /©Kabllogrami/

Ndiqni videon lidhur me këtë aktivitet:

Comments (0)
Add Comment