Shqiptarët populli që beson më shumë në BE, ose “prit magar sa të del bar”

Sipas një raporti të Eurostat, gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian me 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.

Kështu Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë nga çdo shtet tjetër europian në institucionet e BE-së.

Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca e tj.

Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia (që vërshohet nga favoret që ia bën BE-ja) dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët. Mbase edhe shqiptarët më në fund duhet të shfaqin skepticizmin e tyre të bazuar ndaj BE-së, në mënyrë që BE-ja të sillet më njerëzishëm ndaj tyre.

Ky besim i lartë i shqiptare tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike./Monitor

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment