Sot bëhet përurimi zyrtar i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së

​Zyrtarët e SHBA-së kanë ruajtur një ditë të veҫantë për të bërë përurimin e objektit të ri të ambasadës së tyre në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Në ditën më të rëndësishme për popullin amerikan, atë të pavarësisë që festohet sot, Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të bëhet më objekt të ri.

Sot ditë e enjte më 4 korrik do të përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së.

Ndërtimi i saj është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Me këtë rast, ambasadori, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet edhe për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në përurim pritet të jetë edhe ligjvënësi i shquar amerikan Eliot Engel. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment