Sulmet në Arabinë Saudite në rafineritë e naftës, menjëherë rrisin ҫmimet e naftës

Çmimi i naftës është rritur pas dy sulmeve ajrore në raniferitë në Arabinë Saudite, ku u shkatërrua më shumë se 5% e furnizimit gobal.

Statistikat tregojnë se çmimi është rritur me mbi 10% duke shkuar në 66.28 dollarë për fuçi, transmeton oranews.

Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit mbrëmjen e së dielës. Ndërkohë që presidenti Trump autorizoi zhbllokimin e rezervave të naftës në Strategic Petroleum Reserve.

Në SHBA çmimi u rrit me 8.9% duke shkuar 59,75 dollarë për fuçi.

Analistët paralajmëruan se çmimet ka të ngjarë të jenë të paqëndrueshme.

Sulmet ajrore mbi rafineritë çuan në shkatërrimin e afërsisht 5% të prodhimit të globit.

Rritja e qëndrueshme e çmimeve të karburantit mund të jetë kërcënimi i fundit në ekonominë botërore ndërkohë që është nën presion të konsiderueshëm nga lufta tregtare e SHBA-së dhe Kinës.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment