100 ditë të Qeverisë Kurti, sot pritet mbledhje e qeverisë

Sot pritet që Qeveria në detyrë të raportoj mbi 100 ditëshin e qeverisjes në vend dhe aktiviteteve tjera përcjellëse të qeverisë në detyrë.

Mos të harrojmë se Qeveria Kurti u ndërtua me mjaft mund ku negociatat për ndërtimin e qeverisë zgjatën plotë katër muaj përpara se Albin Kurti të votohet kryeministër i vendit më 2 Shkurt të këtij viti. Por pas mosmarrëveshjeve të shumta me partnerin e koalicionit LDK, e në veçanti ato për taksën 100% dhe pas shkarkimit që pasoj të ish Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga Kryeministri, LDK inicioj mocion mosbesimi ndaj qeverisë e cila rezultoj e sukseshme pasi u mbështet nga partitë tjera opozitare PDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe.

E gjithë kjo e solli vendin në një situatë shumë të vështirë meqë përballej me pandemin COVID-19 dhe pavarësisht kësaj përçarjet politike vazhduan.

Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar një mbledhje, e cila do të mbahet në orën 14:00 në lidhje me aktivitet e ndërmara deri tani dhe vendimet e mundshme në të ardhmën.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment