Katedralja Shën Gjergji në Boston është emëruar nga Fan Stilian Noli sipas emrit të kryetrimit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Noli e themeloi Kishen Ortodokse Autoqefale ne Amerike me 1908 duke bërë nje akt sublim shpirtëror dhe kombëtar. Të gjithë ortodoksët shqiptar nga ky moment historik do të ndiheshin vërtetë shqiptarë e jo grekë, siҫ propagandonte kisha greke.
Jo të gjitha kishat ortodokse shqiptare në Amerikë janë në gjirin e kishës autoqefale shqipatre, fatkeqësisht disa kanë mbetur nën ombrellën greke të Dioqezës së Konstantinopolit/Stambollit. Kisha ortodokse autoqefale shqiptare në Amerikë udhëhiqet nga At Arthur Liolin.
Në Shqipëri, Kisha Ortodokse Autoqefale është themeluar më 1922 por nuk u njoh nga Patriarkana e Konstantinopojës deri në vitin 1937. Ajo sot udhehiqet nga Janullatos (1992) dhe nuk ka lidhje me Dioqezën shqiptare të Amerikes. Edhe kisha e Shën Merisë në Elbasan ka shpallur pavarësinë e saj, duke akuzuar Janullatosin se ai punon për Greҫinë dhe Vorio Epirin, derisa Janullatos e quan këtë kishë rebele dhe të jashtëligjshme.
Edhe në Kosovë, shumica e Kishave kanë qenë të shqiptarëve, meqë shqiptarët kanë qenë shumicë në Dardani. Fatkeqësisht qeveritë tona nuk u morën me këtë ҫështje, dhe duke ndenjur në defanzivë, politika e Beogradit e avansoi statusin e kishave në Kosovë në favor të vetin. Kështu politikanët tanë duke mos ngritur zërin për pasuritë kulturore e shpirtërore të tyre, ia lanë në dorë si kartë të fortë manipulimi fashizmit serb, kundër autoktonizmit shqiptar në trojet dhe kishat e veta.
Atë, aktin madhështor që bëri Noli në Amerikë, u përbuz llahtarshëm nga politikanët e sotëm të budallëm në Kosovë duke ia lënë armikut trashegiminë e vet shpirtërore e kulturore të ndërtuar ndër shekuj.
Gëzuar Kërshendellat Ortodokse!
Awesome post! Keep up the great work! 🙂