A po riaktivizohet ‘IRA’ në Irlandën Veriore: Shpërthen një veturë me eksploziv

Një autobombë ka shpërthyer jashtë gjykatës së Londonderry, në Irlandën e Veriut. Policia lokale ka marrë një telefonatë paralajmëruese dhe ka arritur të shkojë në vendngjarje për të evakuuar disa zyra para shpërthimit.

Asnjë person nuk mbeti i lënduar. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar. Policia bëri të ditur se dyshon që sulmi të jetë kryer nga një grup republikan disident.

Shpërthimi ndodhi në orën 20:15 të shtunën, pranë Bishop Street, përpara një gjykate. Dy të dyshuarit, rreth të 20-ave janë vënë në pranga, vuri në dukje policia nga Irlanda Veriore. Hetuesit mendojnë se pas këtij sulmi fshihet “IRA e re”, një degë disidente e ushtrisë republikane irlandeze.

“Pista jonë kryesore është IRA e re”, tha zëvendës shefi i policisë, Mark Hamilton, i cili e përshkroi këtë grup si “të vogël” dhe “kryesisht pa autoritet të madh”. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment