Çudirat vazhdojnë në Ligën e Kampionëve: Porto eliminon Romën pas vazhdimeve

Porto ka eliminuar Romën nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas vazhdimeve dy pjesëshe nga 15 minuta.

Pasi koha e rregullt përfundoi 2 me 1 në të mirë të portugezëve dhe takimi i parë ishte 2 me 1 në të mirë të Romës, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në kuadër të vazhdimeve, Alex Telles doli të jetë hero i Portos duke shënuar nga penaltia tre minuta para fundit të vazhdimit të dytë, duke çuar rezultatin në 3 me 1 dhe për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij.

Tiquinho në minutën 26 e Marega në atë të 52-ën, shënuan për vendasit.

Derisa golin e vetëm për Romën e shënoi De Rossi në minutën e 37-të nga penaltia. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment