Dismkriminim e racizëm në institucionet më të larta të BE-së

Besojeni ose jo, në institucionet më të larta të Evropës “demokratike”, europarlamentarit të sapozgjedhur me ngjyrë të zezë lëkure të trupit, i thuhet të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës.

Një europarlamentar i zgjedhur në Britaninë e madhe në zgjedhjet e fundit për parlamentin evropian, me ngjyrë lëkure të zezë, po pretendon t’i jetë thënë të largohet nga Parlamenti Evropian në ditën e tij të parë të punës.

Magid Magid, që përfaqëson Yorkshirein dhe Humberin për Partinë e Gjelbër, tha se ishte “dukshëm ndryshe” por se nuk do të “provoj të përshtatem”, raporton “SkyNews”.

Ai ishte në mesin e 73 europarlamentarëve që u nisën për në Strasburg për të nisur mandatin e tyre pesë-vjeçar.

Magid ishte në ndërtesën e Parlamentit Evropian kur dikush e pyeti atë nëse e kishte humbur rrugën, dhe më pas i ishte thënë të largohej nga ndërtesa, transmeton Koha.net.

Ai shkroi në Twitter: “E di se jam dukshëm ndryshe”.

“Nuk e kam privilegjin për të fshehur identitetin tim. Jam i zi dhe quhem Magid. Nuk kam për qëllim të përshtatem. Jam mësuar”, është shprehur tutje Magid.

Magidi konfirmoi se “normalisht, nuk u largova” por se deshi të zbulojë “se si njerëzit mendojnë se duhet të duket një politikan stereotip”.

Deputetët britanikë të Parlamentit Evropian bënë që prezenca e tyre të ndihet të martën.

Europarlamentarët e Partisë Brexit tërhoqën vëmendjen pasi kthyen shpinën derisa po intonohej himni i adaptuar i BE-së.

Europarlamentarët britanikë do të ulen në Parlamentin Evropian derisa të finalizohet Brexiti, me 31 tetorin e këtij viti, si datë e fundit për Britaninë të dalë nga BE-ja. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment