Falet Kurban Bajrami me mesazhe për mirësi e solidaritet për nevojtarët

Manifestimi qendror kushtuar Kurban Bajramit në Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Mesazhin për këtë festë e mbajti zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi.

Në fjalën e tij, Mexhidi tha se porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e bujarisë dhe sakrificës. Ai ka thënë se Zoti nuk e do besimtarin e pasur që është koprrac, transmeton KP.

Ai ftoi që pasuria të shpërndahet me ata që kanë nevojë, pasi sipas tij, solidariteti dhe ndihma është urdhër kuranor dhe amanet i profetit Muhamed.

“Të gjithë ne duhet ta dimë se duke i dhënë të varfërve nuk pakëson pasurinë por Zoti do t’jua shtojë pasurinë”, tha ai.

Po ashtu, një porosi e rëndësishme që u përcoll ishte edhe ajo për respektimin e femrës. Mexhidi tha se Zoti urdhëron që të gjithë duhet të sillen mirë me femrat dhe të drejtat e tyre të mos nëpërkëmben. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment