FFK reagon ndaj disa klubeve në lidhje me fillimin e stërvitjeve

“Federata e Futbollit e Kosovës i ka pranuar me shqetësim raportimet e mediave se disa prej klubeve të Ipko Superligës i kanë thyer rregullat e institucioneve, duke filluar me grumbullime dhe stërvitje në ekip, në periudhën kur një gjë e tillë është e palejueshme si pasojë e pandemisë Covid-19” thuhet në komunikatën e FFK-së.

Në vazhdim të komunikatës “FFK konsideron se ky veprim i klubeve është i pamatur, joprofesional dhe i rrezikshëm për futbollistët dhe popullatën e gjerë. Edhe një herë ju bëjmë me dije se FFK është duke punuar pareshtur së bashku me institucionet shëndetësore dhe autoritetet e shtetit që të gjejnë mundësitë për rifillimin e aktivitetit, me masa të shtuara mbrojtëse për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje dhe në ndeshje të futbollit” thuhet në komunikatë.

Futbolli kosovar ende nuk është rikthyer shkaku i pandemisë COVID-19 të përcjellur me suspendimin e të gjitha garave sportive që nga fillimi i pandemisë dhe masave kufizueze të qeverisë si përgjigje ndaj shpërndarjes së pandemisë.Në komunikatën për media FFK i bën apel klubeve që urgjentisht ti respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe t’i ndërprejnë menjëherë grumbullimet e tilla.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment