Kombëtarja shqiptare në Islandë, me synim për një rinisje të suksesshme

Me përzgjedhësin e ri, Edy Reja synohet një start i mbarë. Kombëtarja stërvitjet i ka nisur në qytetin e Durrësit, ka vazhduar për disa ditë tjera në Frankfurt të Gjermanisë dhe të enjten kanë vazhduar në Reykjavikun e largët, kryeqytetin e Islandës nikoqire ndaj së cilës të shtunën do të luajnë për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Kabllogrami.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll të enjten (dje) është vendosur në kryeqendrën e Islandës – Reykjavik, me synimin e shpresën për një rinisje më të mbarë.

Të premten Kombëtarja do të ketë edhe një seancë tjetër stërvitore, ndërsa të shtunën prej orës 15:00 takohet me Islandën, në kualifikimet për “Euro 2020”.

Me Rejën, trajnerin me përvojë, synohet që Shqipëria të kthehet në rrugën e sukseseve. Është vlerësuar se prej saj është larguar goxha shumë me ish-përzgjedhësin Christian Pannuci, që është shkarkuar pas ndeshjeve të marsit.

Në mars, në ndeshjet e para të eliminatoreve aktuale, Shqipëria pësoi 2:0 në shtëpi nga Turqia e më pas fitoi 3:0 ndaj Andorrës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment