Kryeministri i tronditur pas vrasjes së policit në Istog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas incidentit në Istog ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, njofton Kabllogrami

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj  është shprehur se ka mbetur i tronditur nga kjo ngjarje.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment